Proteston personeli mjekësor në Podujevë, paralajmëron bojkot të punës
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 07 September 2020
Para Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Podujevës, kanë protestuar vozitësit, personeli higjienik dhe punonjës të tjerë për mos përfshirje në pagat shtesë prej 300 eurosh për korrik dhe gusht. Ata kanë paralajmëruar bojkotim të punës nëse nuk i marrin shtesat për këta dy muaj.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të QKMF-së në Podujevë, Sheqir Maliqi tha se mosaplikimi i kësaj shtese për 61 punëtorët e kësaj QKMF-je është diskriminim.
Kreu i Sindikatës po ashtu deklaroi se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të bojkotojnë punë pavarësisht nevojave.
Maliqi tha se përkundër kërkesave të shumta ato nuk janë marr parasysh.
“Ne i kemi dy shoferë të infektuar kemi punëtor teknik që është me Covid pozitiv, kemi higjienist që është me Covid pozitiv dhe ne e konsiderojmë si një diskriminim. Sot e kemi vetëm një paralajmërim kam kërkuar nga kolegët edhe që të përshkallëzojmë… Ne po kërkojmë që shtesa prej 300 euro për korrik dhe gusht këtyre njerëzve tu paguhet sa më parë që të jetë e mundur përndryshe do e lëmë punën do e bojkotojmë punën me pasojat do të merren ata”, tha ai.
Se nuk do vazhdojnë te punojnë nëse nuk ekzekutohen shtesat e thotë edhe shefi i autoambulancave, Naim Hoxha.
Derisa tregon se tashmë një kolegë i tyre e ka kaluar COVID-it thotë se po ndihen të rrezikuar po aq sa janë edhe stafi mjeksor.
“Të rrezikuar jemi sa ata që i kanë marr pagat jemi edhe ne. Ne e kemi një me COVID që sot e ka fillua punën… këto të fundit nuk i kemi marr ato para kohe i kemi marr…nëse nuk bëjnë këta asgjë ne do e bojkotojmë punën”, deklaroi Hoxha.
E rrezikuar ndihet edhe higjienistja e kësaj QKMF-je, Naxhije Haliti e cila për KosovaPress u shpreh se të gjitha mbeturinat që mbesin pas shërbimeve mjekësore duhet t’i largojë ajo.
“Jemi të rrezikuar si nuk jemi të rrezikuar, kolegen e kemi me COVID. Edhe ne jemi të rrezikuar sepse mbeturinat e gjithçka çka përdorin këta mjekë ne duhet me i largua e me pastrua. Mjeku nuk hynë pa pastrua as tekniku të gjitha ne duhet me i krye njëherë për të shërbye”, theksoi ajo.
Nexhmedin Mahmuti, roje e QKMF-së në Podujevë tha se janë të rrezikuar pasi që ka raste kur në mungesë të dezinfektuese po duhet që me autoambulancën të cilën kanë bartur pacientë me COVID-19, pa e dezinfektuar fare automjetin të bartin pacientë me sëmundje tjera.
“Unë kam qenë pa mbrojtëse pa rroba kur jemi kthyer si rregull për ta dezinfektua kemi shkuar në COVID për ta dezinfektua mëgjithëse se kemi për detyrë se janë njerëzit e caktuar nuk kemi gjetur dezinfektues ka qenë në mungesë kështu që është dashur me transportuar pacientët e aksidentuar apo çfarëdo gjendje qofshi me sanitet që me herët ka bartur pacientë me COVID”, tha ai.
Të pakënaqur me mospërfshirje janë edhe punëtorët tjerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale.
Të tjera
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...