Sport

​Pasi e mposhtën Milanin, Zielinski paralajmëron Interin

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 20 December 2021

Piotr Zielinski beson se Napoli dëshmoi se do të luftojë për Scudetto deri në fund pasi mundi Milanin në “San Siro”.

Ai i ka dërguar një mesazh Interit duke thënë se do të luftojnë deri në fund për t’u stolisur si skuadra më e mirë e këtij edicioni në Serie-A.

Goli i Eljif Elmas në minutën e pestë të ndeshjes ia siguroi tri pikë shumë të mëdha skuadrës së Luciano Spallettit duke u barazuar me pikë me skuadrën e Stefano Piolit.

-Advertisement-

“Kemi vuajtur deri në fund, por jam i lumtur që dëshmuam karakterin tonë dhe fituam në një arenë të vështirë. Jemi shumë të lumtur”, tha Zielinski për “DAZN”.

“Ne jemi atje lart në tabelë dhe do të luftojmë deri në fund për Scudetto. Ishte një fitore e rëndësishme që mund të na shtyjë përpara, sepse edhe pse na mungojnë kaq shumë lojtarë, ne përsëri dëshmuam se mund të sfidojmë këdo dhe jemi një ekip i madh.”, vazhdoi ai.

Momentalisht Napoli ka 39 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Interi i vendit të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera