NATO zgjeron kompetencat e mbrojtjes edhe në hapësirë
Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 19 November 2019
Aleanca ushtarake e NATO-s pranoi të zgjerojë kompetencat e saj në hapësirë, gjë që e bën këtë fushën e pestë operative pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës në internet.
29 aleatët nënshkruan këtë sipërmarrje para një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
“NATO nuk ka qëllim të vendosë armë në hapësirë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, duke shtuar se qëllimi ishte mbrojtja.
NATO po zgjeron operacionet e saj në hapësirë, zona e pestë operative pas tokës, detit, ajrit dhe hapësirave të fundit në internet, thanë drejtues të Aleancës Veri-atlantike.
“Hapësira është thelbësore për mbrojtjen e Aleancës dhe për pengimin, për paralajmërimin e hershëm dhe për navigimin,” tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel para se masa të konfirmohej nga 29 shtete anëtare.
“Rreth gjysma e 2,000 satelitëve në orbitën e Tokës u përkasin anëtarëve të NATO-s”, shtoi Stoltenberg.
“NATO nuk ka ndërmend të vendosë armë në hapësirë,” tha ai.
Megjithatë, sulmet ndaj satelitëve të vendeve anëtare mund të konsiderohen një provokim, i cili duhet të përgjigjet, thotë ambasadori amerikan në NATO, Kay Bailey Hutchinson.
Në nenin 5 të Traktatit themeltar thuhet se sulmi ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj tërë Aleancës.
Ky është një nga parimet më të rëndësishme të NATO-s, i cili është aktivizuar vetëm një herë deri më tani, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Anëtarët ranë dakord të zgjerojnë zonën përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të mërkurën, transmetojnë mediat kroate.
Krerët e shteteve dhe qeveritë do të takohen në një samit më 3-4 dhjetor në Londër.
Ndryshe, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha në një intervistë për “Economist” se NATO ka vdekur.
“Ajo që ne po kalojmë aktualisht mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s. Evropa është në prag të një humnere,” tha Macron.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...