Mungesa e Listës Serbe pamundëson shqyrtimin e projektligjit për festat zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 21 January 2022
Deputetët e Kuvendit nuk e kanë shqyrtuar projektligjin për festat zyrtare në Kosovë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që të mos procedohet me këtë projektligj, meqë në këtë seancë kanë munguar përfaqësuesit e Listës Serbe.
Në vazhdimin e seancës plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi se ky projektligj është trajtuar për herën e tretë.
“Më duket po i rikthehemi për herë të tretë këtij projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Ligjin festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Por, ky ligj e kërkon për shkak të Kushtetutës një trajtim specifik edhe duke qenë komunitetet tjera në sallë, duke pas parasysh që përfaqësuesit serb nuk janë në seancë, atëherë nuk mund të procedojmë fare me këtë projektligj”, ka thënë ai.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi kërkoi që kjo pikë e rendit të ditës të hiqet.
“Të hiqet fare nga rendi i ditës dhe le të mbetet kurdo që krijohen kushtet në kryesi. Sepse në kryesi pak a shumë janë të përfaqësuara krejt grupet politike dhe grupet etnike dhe nëse jepen pëlqimin atëherë le të kalojë. Përndryshe të mos e përsëritëm më në kuvend”, ka kërkuar Gashi.
Deputeti nga IRDK, Fridon Lala tha se janë duke biseduar edhe me Listën Serbe por edhe duke shqyrtuar edhe mundësitë për krijimin e një grupi që të punojë për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji. /S
Të tjera
-
Vëllai rrah vëllain në Gjilan, arrestohet nga Policia
Një person është arrestuar të enjten në Gjilan nën dyshimin për rrahjen e vël...
-
Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dyshohet për të lënduar
Në orët e mëngjesit në Pejë është dëgjuar një shpërthim i madh. Zëdhënësi ...
-
Pamje | Brenda 300 metrave dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë
Mëngjesin e sotëm, kanë ndodhur dy aksidente në rrugën Prishtinë Pejë. Aks...
-
Djali kërkonte t’ia paguanin paratë që mori me fajde, prindërit detyrohen të dalin prej shtëpisë
Një burrë e një grua në Prishtinë kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e rap...
-
Përlẹṩhje si në filma mes disa personave në Ferizaj, policia arreston një 55 vjeçar
Pas një raportimi se mbrëmë në rrugën ’Ilir Konushveci’’ në Ferziaj disa pers...
-
Fushë Kosovë: Zhduket një i mitur
Një person ka raportuar në polici se djali i tij i mitur në Fushë Kosovë, ka ...
-
Një burrë dhe familja e tij kërcënọhen përmes një mesazhi, policia nis hetimet
Një burrë në Pejë ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesaz...
-
“E lashë me punë e me çdo gjë duke mendu që kam me vdek”- u diagnostikua me kancerin e gjirit në moshën 54 vjeçare, pas 20 vitesh, Nafije Latifi tregon se si e mori lajmin
Në moshën 74 vjeçare ende po lufton fuqishëm që t’u ndihmojë grave që janë di...
-
Dhụnohet një e mitur në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një e mitur është dhunuar në Fushë Kosovë. ...
-
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Kohët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar zyrtari...
-
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se janë vënë në dispozicion dy shërbime të rëndësishme për menaxhimin dhe largimin e mbeturinave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se janë vënë në dispozicion dy shër...
-
Kreu i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së: Jemi shqetësuar nga biseda e Kusarit, të hënën vendosim për hapat e ardhshëm
Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari th...