Reforma e re e ligjit familjar në Gjermani, dy nëna dhe të drejtat e babait
Autori: Gazeta inFokus
08:07 | 11 October 2024
Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarinë për fëmijën pas njohjes së atësisë, nëse prindi tjetër nuk bën kundërshtim brenda një muaji. Ndër të tjetra, këtë parashikon reforma e ligjit të familjes, të cilën Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann dëshiron ta aprovojë në një afat të shkurtër.
Fëmijët duhet të deklarohen
Po ashtu duhet të forcohet edhe pozita juridike e vetë fëmijëve. Kështu, për shembull, një fëmijë i prindërve të ndarë mund të paraqesë një kërkesë për rimarrjen e një vendimi për kujdestarinë e dhënë që nga mosha 14 vjeç. Në propozimin e reformës theksohet e drejta e fëmijës për të ditur origjinën e tij, në rast të adoptimeve.
Buschmann donte t’i propozonte qeverisë për diskutim reformën e tij të ligjit familjar tani në vjeshtë. Por disa parti brenda koalicionit mendojnë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime të tjera. Për të përshpejtuar të gjithë procesin, Buschmann ka ftuar përfaqësuesit e autoriteteve juridike në një takim më datën 25 tetor.
Birësimi dhe njohja më e lehtë e dy nënave
Kjo reformë është sigurisht interesante për njerëzit që duan të birësojnë një fëmijë. Në këtë fushë është planifikuar liberalizimi i rregullave aktuale. Në të ardhmen, edhe çiftet e pamartuara mund të adoptojnë një fëmijë. Sipas propozimeve të reja,çiftet lezbike nuk duhet të kalojnë procesin e adoptimit në qoftë se njëra nga dy gratë që janë bashkë lind një fëmijë me ndihmën e spermës së dhuruar. Në propozim thuhet: “Përveç nënës së lindjes futet edhe materniteti i një gruaje të dytë, në mënyrë që një fëmijë të ketë tashmë dy nëna në bazë të ligjit për prejardhjen”.
Ligji për origjinën duhet të përfshijë edhe udhëzime për njerëzit që ndryshojnë gjininë e tyre, për ata që nuk identifikohen me asnjë gjini si dhe për ata që janë interseksual. Për Buschmann, në këtë reformë është e rëndësishme që të krijohen ligjërisht modele të reja familjare, por njëkohësisht të mos ndryshohen disa pika të rëndësishme. Ato përfshijnë, për shembull: “Një fëmijë mund të ketë në të ardhmen vetëm dy prindër të ligjshëm, si dhe: “Një grua që lind një fëmijë është gjithmonë nëna e fëmijës, pa u kontestuar roli i saj ligjor”.
Kujdestaria për fëmijët
Baballarët në veçanti duhet të përfitojnë nga një pikë e reformës. Kjo nënkupton se prindi që kujdeset më pak për fëmijën duhet të paguajë më pak alimentacion, përveç nëse është rënë dakord për modelin 50:50. Por kujdesi nuk mund të jetë më i vogël se 29 për qind.
Të drejtat e burrave dhe fëmijët – një baba mban një fëmijë, tjetri shikon përderisa ai gatuan diçkaTë drejtat e burrave dhe fëmijët – një baba mban një fëmijë, tjetri shikon përderisa ai gatuan diçka
Të drejtat e burrave dhe fëmijëtFotografi: Janine Schmitz/photothek.de/picture alliance
Nëse ka mosmarrëveshje për çështjet e përditshme ndërmjet prindërve që kanë kujdestarinë e përbashkët, atëherë prindi me të cilin fëmija një kohë më të gjatë, do të ketë të drejtën të vendosë oër këto çështje. Për shembull, nëse fëmija do të shkojë në mësime noti të enjten apo jo, këtë mund ta vendosë vetëm ky prind. Por parashikohen edhe shumë raste kur duhet të arrihet marrëveshje mes prindërve, në qoftë se aktivitetet e zvoglojnë kohën që prindi tjetër duhet të kalojë me fëmijën. Ndërsa disa çështje duhet të vendosen bashkë nga prindërit.
Mbrojtje nga një prind dhunues
Reforma parashikon ndryshime edhe në qëndrimin ndaj dhunës në familje, ku forcohet mbrojtja e fëmijëve. Ligji për mbrojtjen nga dhuna duhet të lejojë gjykatat të urdhërojnë që dhunuesi të marrë pjesë në ndonjë kurs për tejkalimin e problemeve. Gjithashtu gjykata duhet të vendosë, nëse është e nevojshme të ndërpritet kontakti i prindit dhunues me fëmijën për të garantuar mirëqenien e fëmijës dhe të prindit tjetër./dw

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...































