Mungesa e kuorumit në Kuvend, shenjë e afrimit të zgjedhjeve të reja
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 27 September 2020
“Në mungesë të kourumit kjo pikë do të përsëritet seancën e radhës”. Kjo është fjalia më e shpeshtë që po i bie të përdorë kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Kjo pasi mungesa e kuorumit në procesin e votimit është duke e përcjell edhe legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Brishtësia e koalicionit qeverisës, sa nuk po mundet të sigurojë as votat minimale të shumicës së thjeshtë për të kaluar projektligje, po konsiderohet si arsyeja kryesore pse po vonohet “rimëkëmbja ekonomike”,nismat tjera ligjore dhe rezolutat.
Por këtë e mohojnë në partinë në pushtet LDK. Kjo e fundit i kërkon opozitës të mos përmbahen nga votimi, e për çështje të interesit nacional të tejkalojnë interesat partiake.
Ndërkaq, të kundërtën e thonë nga opozita. Lëvizja Vetëvendosje mungesën e numrave të LDK-së me partnerë kërkon të shfrytëzojë për zgjedhje të reja, pasi thotë se në këtë formë asnjë dobi nuk do të jetë për qytetarët.
Se opozita nuk e ka detyrim t’i sigurojë votat pozitës, e ka thënë kryetarja e Kuvendit, Vjosa
Osmani.
Ajo është shprehur se obligim i partive në pushtet është të sigurojnë 61 deputetët e saj.
Osmani: Është obligim i shumicës parlamentare të sigurojë 61 deputetët e vet
“Është obligim i shumicës parlamentare, siç ka qenë në çdo legjislaturë para kësaj që të ketë vota të mjaftueshme për të kaluar ligjet. Kërkohet shumicë e thjeshtë…obligim parësor është për shumicën parlamentare të sigurojë 61 deputetët e vet të jenë në seancë dhe të marrin pjesë në votim…nuk mund të kërkosh përkrahjen e opozitës nëqoftëse deri tek momenti i votimit ke bërë gjithçka vet, pa e konsultuar opozitën paraprakisht. Procesi i konsultimit dhe unifikimit të një qëndrimi duhet të fillojë që nga hapi i parë kur fillojnë në hartohen këto ligje, nisma apo qëndrime politike. E pastaj të jetë hapi i fundit kur në Kuvend të gjithë bashkërish të vijnë me qëndrim të unifikuar dhe të kalojnë atë”, tha ai.
Ndërsa, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se nismat e qeverisë janë barrë e tyre.
Abrashi: Daljen nga kjo situatë e ofrojnë vetëm zgjedhjet
“Një qeveri jo stabile vetëm dëme mund t’i sjell vendit. Ka shumë procese që duhet të fillojnë të vazhdojnë dhe përfundojnë nga një qeveri legjitime dhe nuk ka problem të kuorumit, apo votës. Prandaj për fat të keq kemi një situatë çfarë e kemi, dalja nga kjo situatë janë vetëm zgjedhjeve…si opozitë ne nuk e kemi për obligim me mbështet një qeveri të cilën ne e konsiderojmë si jo legjitime. Të gjitha nismat e saja që bie në kuvend duhet të jenë barrë e një koalicioni qeverisës, e dina që vazhdimisht janë krekosur me atë se e kanë shumicën në parlamentare në Kuvend, por kjo gjë nuk po shihet”, tha ai.
E deputeti i partisë në pushtet, Shkëmb Manaj thotë se bojkotimi i opozitës në procesin e votimit nuk është formë e mirë pasi bllokon punën e Kuvendit.
Manaj: Nuk është mirë që të bojkotohen votimet
“Nuk është mirë që të bojkotohen votimet edhe nga partitë e opozitës sepse edhe pozita e opozita jemi në Kuvendin e Kosovës. Për të gjitha iniciativat ligjore qofshin projektligje, rezoluta dhe të tjera secili grup parlamentar duhet të të ketë qëndrimin e vet dhetë votojë në mënyrën si e vlerëson. Për- kundër apo abstenim. Përmbajtja nga votimet në kuvend nuk është formë e mirë, por mendoj që e bllokon punën e kuvendit pa ndonjë arsye të nevojshme…unë mendoj që në pikat kur është interesi nacional dhe qytetarë drejtpërdrejt në këtë rast për shkak të emergjencës që kemi është interes i Kuvendit të Kosovës të luaj rolin e vet, pavarësisht pozitës apo opozitës”, thotë ai.
Të njëjtin problem sikurse qeveria Hoti e ka pasur ish-kryeministri Haradinaj i cili në legjislaturën paraprake kishte shumicën e thjeshtë parlamentare. Shpeshherë nuk arrinte të kalonte nisma ligjore.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...