Lajme

​Limaj tregon nëse Osmani mori vendim të duhur për t’iu bashkëngjitur Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 27 January 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike të Kosovës e ka quajtur vendim të saj personal.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se Osmani ka analizuar veprimin e saj para se të merrte vendimin për të qenë lista e saj Guxo pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është vendim dhe qëndrim i saj personal. Është një vendim i rëndësishëm për jetën politike të Vjosa Osmanit. Është vendim i saj. Se, a ka qenë i drejtë ose jo, besoj se Osmani ka bërë analizat e duhura”, është shprehur Limaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera