Lajme

​Kadriaj: Arben Vitia të përgjigjet pse liroi nga karantina aktivistët e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 02 May 2020

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka reaguar ndaj një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se ministri Arben Vitia ka aminstuar nga karantina aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje që vlerësohen si raste psikiatrike.

Ajo ka publikuar vendimin dhe ka thënë se ligji duhet të respektohet nga të gjithë.

Kadriaj ka kërkuar përgjigje nga ministri Vitia.

-Advertisement-

Reagimi i deputetes:

Të gjithë e kuptojmë ligjin, dhe e kuptojmë se ligji duhet të respektohet nga të gjithë: askush nuk është mbi ligjin.

Ministri i shëndetësisë paska amnistuar aktivistët e VV, duke i liruar nga karantina në konvikte.

Tash le të përgjigjet ministri pse ka ndodhë kjo!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera