Sport

​Inzaghi zbulon planin për ta ndaluar Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 23 August 2018

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, ka organizuar skuadrën e tij në mënyrë që të mos e lejojë sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldos, të shënojë në ndeshjen e ardhshme kundër tyre. Ai do të luajë me katër mbrojtës dhe dy mesfushorë defansiv.

Lazio do të përballet me Juventusin të shtunën në ora 18:00. Java e parë rezultoi të jetë e mirë për Juventusin, pasi ata mposhtën Chievon me rezultat 3-2. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Lazion, të cilët pësuan disfatë kundër Napolit.

Në pamundësi për ta inkuadruar mbrojtësin Luiz Felipe, Inzaghi është detyruar të zgjedhë mes Martin Caceres, Wallace dhe Bastos.  Ky i fundit tanimë e ka zënë vendin e parë në ndeshjen kundër Napolit, por pasi që Caceres e njeh Juventusin mirë, pas dy sezoneve me Zonjën e Vjetër, ai mundë ta startojë këtë ndeshje.

-Advertisement-

Inzaghi mund të startojë edhe me Milan Badelj dhe Lucas Leiva në mesfushë, në mënyrë që të krijojë një mur të pakalueshëm për Ronaldon.

Cristiano Ronaldo u transferua në Juventus këtë afat kalimtar nga Real Madridi për 105.3 milionë euro. Në debutimin e tij me Juventusin ai nuk arriti të shënojë gol, por këtë gjë do të kërkojë ta bëjë në ndeshjen kundër Lazios.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera