Lajme

​Gjatë vikendit do të jetë ngrohtë deri në 12 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 01 February 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë vikendit në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 9-12 gradë Celsius, shkruan inFokus.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Të dielën sërish pritet të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, njofton IHMK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera