Lajme

​Fitorja e Liverpoolit e ngazëllon edhe Kryeministrin Avdullah Hoti

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 16 December 2020

Liverpooli ka pushtuar kreun e tabelës në Premier League pasi të Mërkurën e ka mposhtur rivalin direkt, Tottenhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Anfield Road”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp, njihet që ka një numër të madh tifozësh edhe në Kosovë dhe njëri prej tyre është edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Duket se kjo fitore e ka entuziazmuar edhe Hotin i cili menjëherë pas ndeshjes, në profilin e tij në “Facebook” ka postuar një fotografi ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke festuar fitoren.

-Advertisement-

Postimi i Hotit në “Facebook”

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, December 16, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera