Lajme

​Bekim Jashari: Ushtria e Kosovës, jetësim i amanetit të shumë gjeneratave

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 18 October 2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe djali i Hmzë Jasharit, Bekim Jashari ka theksuar se gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës.

“Gjaku i derdhur i shumë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica shumëvjeçare, angazhimi i secilit të kontribuojë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si dhe mbështetja e miqve tanë ndërkombëtarë, u finalizuan me votim në Parlamentin e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës. Jetësim i amanetit të shumë gjeneratave! Urime të gjithëve!” ka shkruar Jashari në facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera