Lajme

​2 mijë punëtorë të pastrimit kërkojnë përfshirjen në pakon emergjente

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 03 April 2020

Punëtorët e kompanive rajonale të largimit të mbeturinave rrezikohen të punojnë me paga të reduktuara.

Këta të fundit në këtë situatë pandemike, pavarësisht masave të marra nga qeveria, kanë vazhduar punën, mirëpo përfaqësues të tyre po shprehën të zhgënjyer se pse nuk i përfshin në pakon emergjente fiskale.

Nexhat Avdullahu, kryeshef i kompanisë rajonale “Ambienti” në Pejë tha se ndihen te ofenduar nga qeveria me mos përfshirjen në pakon emergjente.

-Advertisement-

“Flas në emër të shtatë kompanive dhe 2000 punëtorëve që po punojnë ditë e nate. Në mënyrë shumë ofenduese jemi anashkaluar nga qeveria”, tha ai.

Senad Raman nga “Ekohigjiena” në Gjilan theksoi faktin se po ballafaqohen me rrezikun

“Ajo që na brengos neve është çështja financiare. Kemi pasur një shkallë të inkasimit prej 90 për qind, tash kemi rënë në 40 për qind. Prandaj nuk mund të paguajmë obli gimet, dhe pagat e plota. Puna po vazhdon njëjtë. Ka mundësi që të gjunjëzohemi. Dhe kërkojmë ehe nga klientët që të shprehin solidaritetin e tyre”,ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera