⚽ Juventus, 130 milionë euro për pesë lojtarë
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 10 July 2017
Douglas ka postuar një fotografi në avion: drejt Europës. Në orët e ardhshme ai i është bashkuar Bayern Munich dhe pritet t’i kërkojë drejtuesve gjermanë që të shitet tek Juventus. Klubi bardhezi është në pritje.
E njëjta gjë vlen edhe për Bernardeschi-n, sepse nesër administratori i deleguar i “Zonjës” Beppe Marotta dhe presidenti i Fiorentina-s Mario Cognini duhet të takohen për të folur për Feden. Kjo javë do të jetë shumë e nxehtë për merkaton bardhezi.
Ndërkohë, shtypi spanjoll ka bërë të ditur se James Rodriguez dhe Inigo Martinez janë afër “Zonjës së Vjetër”. Emra të rëndësishëm, por që Juventus mund t’i përballojë falë 129,5 milionë eurove të fituara si finaliste e Champions League të sezonit të kaluar. Kjo shumë mund të investohet e gjitha në këtë merkato për të përforcuar skuadrën me 5 lojtarë cilësorë. Gjithsesi, objektivat kryesorë janë Costa dhe Bernardeschi. Me të parin është arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për kohëzgjatjen e kontratës dhe rrogën (4 vite me 6 milionë euro), ashtu si me dytin, të cilit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare me 4 milionë euro në sezon.
Pengesat janë Bayern dhe Fiorentina. Me bavarezët do të flitet shumë shpejt për çmimin (40 milionë) duke parë se dy klubet mësohet të kenë rënë dakord për transferimin e brazilianit me formulën e huazimit me detyrimin e blerjes në fund të sezonit.
Për sa i takon Bernardeschi-t, hapi i parë, siç u tha më sipër, do të hidhet nesër kur Marotta do të takohet me Cognini-n. Edhe Fiorentina kërkon 40 milionë, por është e interesuar edhe për dy bardhezinjtë Rincon dhe Orsolini.
Me përjashtim të surprizave, braziliani dhe italiani do vishen bardhezi shumë shpejt. ndërkohë, Emre Can dhe Matuidi janë dy emrat për mesfushën. Në rastin e francezit, problemi është se PSG kërkon 30 milionë euro për një 30-vjeçar; në rastin e gjermanit të Liverpool ekziston hipoteza për të investuar të njëjtën shifër, por për një lojtar 23-vjeçar, i cili mund të jetë një nxënës i Khedira-s te bardhezinjtë, përveçse te kombëtarja e Gjermanisë. Kontratat e të dy lojtarëve skadojnë në 2018-ën.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...