Sport

⚽ Gjakova në festë, arsyeja është e madhe!

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 29 June 2017

Futsalli në shtetin e Kosovës vërtet gëzon një reputacion dhe sa kalon koha aq me thellë futen në zemrat e çdo shtrese. Kampioni i Kosovës, Liburni nga Gjakova, tani do të ballafaqohet me klubet evropiane.

“Me 6 Korrik 2017 në Nyon të Zvicrës do të hedhet shorti për UEFA Futsal Cup, ku klubi ynë Liburni për herë të parë do tl marrë pjesë në kompeticionin kryesor të futsalit Evropian. Në këtë garë do të marrin pjesë të gjitha kampionet e shteteve evropiane në futsal. Kryetari jonë Abaz Beqa do te jetë pjesëmarrës ne hedhjen e shortit ne Nyon. Klubi jonë është duke lobuar që rrethi i parë i kualifikimit të zhvillohet në Gjakovë, ku do të mesojmë pas hedhjes së shortit. Shpresojmë se do ta fitojmë të drejtën që të ndeshjet e grupit të zhvillohen në Gjakovë. Liburni në Evropë, ëndërr e bërë realitet!”, bëhet e ditur nga faqja e klubit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera