Sport

⚽ Debatik Curri premton diçka të madhe para sfidës me Norrkopingun

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 26 June 2017

Pas eksperiencave në kampionatin ukrainas dhe atë të turk, prej 1 viti Debatik Curri sëbashku me Armend Dallkun dhe Ahmed Januzin me të cilët ka luajtur te Vorskla Poltava janë bërë pjesë e Prishtinës në kampionatin kosovar.

Ish mbrojtësi kombëtares shqiptare është gati të ndihmojë me përvojën e tij skuadrën kosovare në debutimin e saj historik në Europa League, me formacionin e trajnerit Arsim Thaci që këtë të Enjte do të sfidojë në transfertë suedezët e Norrkoping, transmeton Super Sport.

Prishtina nuk do të kënaqet vetëm me pjesëmarrjen pasi sipas 33-vjecarit i ka mundësitë për ta surprizuar Norrkopingun dhe pse jo për të tentuar kualifikimin në ruandin tjetër.Edhe kampionati i ardhshëm në Kosovë është një prioritet për Prishtinën por sipas Currit vëmendja e skuadrës për momentin është vetëm te Europa League.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera