Sport

⚽ 23 vite nga penalltia e famshme e Baggios, çfarë ndodhi vërtet në finalen Brazil – Itali? (VIDEO/FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 17 July 2017
Vitet kalojnë por finalja Brazil – Itali e botërorit të vitit 1994, vazhdon të mbetet njëra nga më të diskutuarat ndoshta edhe në histori të futbollit.
E sot më 17 korrik, bëhen plot 23 vite nga zhvillimi i kësaj finale, e cila u fitua nga Brazili 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, me Roberto Baggio që humbiste penalltinë vendimtare për Italinë.

Baggio ishte një frymëzim për ‘azurrët’, pasi kishte shënuar dy gola në 1/16 ndaj Nigerisë, kishte shënuar në fund të ndeshjes çerekfinale ndaj Spanjës për fitoren 2:1,  kishte shënuar të dy golat në fitoren 2:1 në gjysmëfinale ndaj Bullgarisë, për të arritur finalen, ku i priste Brazili.

Finalja me Brazilin përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, dhe ndeshja shkoi në penallti.

Ish lojtari i Juventusit, Milanit e Interit, godiste penalltinë vendimtare, duke goditur topin mbi portë për humbjen 3:2 të Italisë.

-Advertisement-

“E kam kujtuar për shumë vite. Ka qenë momenti më i keq në karrierën time”, ka deklaruar Baggio në një intervistë të dhënë vite më parë për ‘The Guardian’, kur kujtonte finalen me Brazilin.

“Unë ende e ëndërroj atë për moment. Nëse ndonjë gjë nga karriera ime do të fshihja, sigurisht që do të ishte ajo penallti”, ka vazhduar ai.

Skuadra e Brazilit në botërorin e 1994-tës:

Skuadra e Italisë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera