Sport

⚽️Vala Superliga, xhiro 28 hapet sot me këtë përballje

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 28 April 2017

Xhiro 28 e Vala Superligës starton sot dhe përfundon të dielën. Dueli i sotëm është ai ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës ’89, dy skuadra me objektiva diametralisht të kundërta.

Përderisa Hajvalia tashmë është në Ligën e Parë, 89-shi me fitore synon që të jetë sa më afër titullit të kampionit.

Dueli luhet në Kishnicë dhe fillon në ora 15:00.

-Advertisement-

Nesër luhen sfidat Llapi – Liria dhe Gjilani – Feronikeli, kurse të dielën ndeshen Trepça – Drenica, Besa – Prishtina dhe Drita – Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024

Të tjera