Sport

⚽️ Zidane zbulon formacionin anti-Atletico

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 01 May 2017

Zidane e mban idenë e tij fikse se edhe në derbin e Champions-it nuk do të ndryshojë asgjë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Atrletico Madrid, trajneri do të planifikojë 11-shen që do të zbresë në fushë, ku duhet të plotësojë dy vendet e lira… Pyetja e parë vjen nga mbrojtja. Ka tre emra fiks: Carvajal, Ramos dhe Marcelo. Mbetet për t’u vendosur në qendër, se kush do ta shoqërojë kapitenin.

Në lojë janë dy emra: Nacho dhe Varane. Varane, në teori, është pjesë e ekipit Planit A. Mbrojtësi francez ishte spekuluar se ka një lëndim të mundshëm, por Zidane nuk la asnjë dyshim: “Varane do të jetë të martën, i dhashë atij pushim në fundjavë, në mënyrë që të jetë i freskët”. Gama e emrave për të zëvendësuar Gareth Bale, i dëmtuar, është e gjerë: James, Lucas Vázquez, Asensio, Isco… Por, kolumbiani James duket më favorit për të filluar një vend titullari ndaj Atletico Madrid. Një kandidat potencial për rolin e Bale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera