Sport

⚽️ UEFA befason botën me modelin e ri për ekzekutimin e penalltive

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 May 2017
UEFA ka vendosur të eksperimentojë një model të ri për gjuajtjen e penalltive në ndeshjet që nuk zgjidhen brenda kohës së rregullt apo në shtesa.

Studimet e shumta kanë treguar se ekipi që gjuan i pari në xhirot e penalltive është më i avantazhuar psikologjikisht dhe rrjedhimisht ka më shumë shanse për të fituar.

Për t’i bërë përballjet që vendosen nga gjuajtjet e penalltive më të barabarta, në Kampionatin Europian U-17 për femra do të testohet një rregull i ri.

Skuadra që do të gjuajë penalltinë e parë do të përcaktohet sërish me short me një monedhë që hidhet në ajër nga arbitri, por kjo skuadër nuk do të gjuajë e para në të 5-ta xhirot. Skuadrat do të alternohen në 5 xhirot e penalltive me njëra-tjetrën.

-Advertisement-

Xhiro 1: Skuadra A – Skuadra B

Xhiro 2: Skuadra B – Skuadra A

Xhiro 3: Skuadra A – Skuadra B

Xhiro 4: Skuadra B – Skuadra A

Xhiro 5: Skuadra A – Skuadra B

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera