Sport

⚽️ Trepça ’89 shpallet kampione e Kosovës në futboll

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 09 May 2017

Trepça ’89 është kampioni i ri i Kosovës në futboll.

Skuadra mitrovicase ka fituar edhe matematikisht titullin e parë kampion në histori të klubit.

89-shi mori tri pikë sot ndaj Besës në Pejë, për të siguruar triumfin e madh, përcjellë “Lajmi.net”.

-Advertisement-

Skuadra e Zekirija Ramadanit mundi Besën 2:0, me golat e Oto John dhe Muharrem Jasharit.

Tri javë para fundit të kampionatit, 89-shi ka 13 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Feronikeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera