Sport

⚽️ Strakosha-Donnarumma, ndodhi diçka që nuk pritej

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 11 June 2017

Thomas Strakosha është portieri i dytë më i mirë në Serinë A dhe ky është një fakt i statistikave, jo mendimi personal i ndokujt.

Sipas numrave të sezonit që lamë pas, portieri i kombëtares shqiptare dhe Lacios ka një rezultat pritjesh të gjuajtjeve të bëra në portën e tij prej 73.3%.

Më mirë se Strakosha ka bërë vetëm portieri i Milanit, Donaruma, i cili ka një rezultat prej 75.7%. Thomasi ka lënë pas vetes në këtë renditje Sheznin me 72.9% dhe Skorupskin po me 72.9%.

-Advertisement-

Pritet që në sezonin e ri Lacio t’i besojë përfundimisht vendin e titullarit portierit shqiptar, i cili me paraqitjet e bëra falë shansit të marrë nga dëmtimet e shpeshta të Marketit, duket se i ka bindur drejtuesit e klubit. Strakosha do të jetë në garë edhe në kombëtaren shqiptare ku do të luftojë për vendin e titullarit me Etrit Berishën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera