⚽️ Ronaldo iku… ja zëvendësuesit e mundshëm!
Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 17 June 2017
Me largimin e Cristiano Ronaldo, që me kalimin e orëve po shndërrohet nga një ëndërr e keqe në një realitet të hidhur për Real Madrid, klubi “Los Blancos” do të përfitojë një shifër financiare të padëgjuar ndonjëherë, më shumë se 300 milionë euro.
Në mënyrë indirekte edhe Monaco, Juventus, Dortmund apo Bayern mund të mbushin arkat e tyre nga largimi i Ronaldos nga “Bernabeu”, sepse një pjesë të këtyre paràve do të shpenzohen nga kampionët e Europës, për të marrë zëvendësuesin e “CR7”. Ja cilët janë disa nga kandidatët realë që mund të bashkohen formacionit të Zinedine Zidane…
Mbappé (Mónaco)
Eshtë objektivi i madh gjatë kësaj vere për Real Madrid. Shpërthimi i tij në moshën 18-vjeçare i ka lënë të gjithë pa fjalë. Eshtë shpresa e madhe e futbollit francez dhe para disa ditës e pranoi dashurinë për Real Madrid duke postuar një fotografi kur ishte 14 vjeç, në krah të Ronaldo, pas një vizite në Valdebebas. Zidan mund të jetë njeriu i duhur, por në rast se do të shiten Ronaldo, James Rodriguez dhe Alvaro Morata, të gjithë do e dinë se Real do të jetë “i mbushur” me parà dhe Monaco do pretendojë të paktën 135 milionë euro për Mbappe.
Dybala (Juventus)
Pas Mbappe, Paulo Dybala është i dyti futbollist që ende nuk ka mbushur 23 vjeç dhe ka vlerën reale të merkatos mbi 65 milionë euro. Sipas një studimi të “Transfermarkt”, vetëm 11 futbollistë të tjerë në botë kushtojnë më shumë se Dybala. Në muajin prill argjentinasi rinovon me Juventus, që në këtë mënyrë e largoi nga kthetrat e ekipeve spanjolle, por ai vetë do të pranonte me kënaqësi një kalim në “Bernabeu”, nëse Real paguan 70 milionë euro, duke plotësuar kërkesat financiare të Juventus. “Zidane ka qenë idhulli im si futbollist dhe po tregon që është edhe një trajner i madh.”
Dembelé (Dortmund)
Një nga futbollistët më të mirë të Borussia Dortmund ka befasuar që në hapat e para të karrierës për mënyrën si luan dhe efikasitetin para portës kundërshtare. Do të ishte një profil i zgjedhur për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo, në sistemin e lojës së skuadrës së drejtuar nga Zidane. Do të ishte një blerje më ekonomike se Dybala apo Mbappe, por njëkohësisht mund të jetë edhe një blerje e dytë, krahas dy emrave të lartpërmendur. Real do ta largonte francezi edhe nga radarët e Barcelonës, që e ka piketuar prej kohësh
Lewandowski (Bayern)
Do të vinte te Real Madrid në moshën 28-vjeçare, në kulmin e karrierës dhe me një trajektore golash mbresëlënëse. Lewandowski nuk do të ishte një zëvendësues natyral i Ronaldo, ai luan më shumë në vendin e Benzema dhe ndoshta, pavarësisht se jep garanci maksimale, ka më pak mundësi se Mbappe apo Dybala që të veshë fanellën e Real. Faktikisht, mundësitë që polaku të shkojë me “Los Blancos” janë të njëjta me ato të një tjetër 28-vjeçari që luan në Bundesliga, Aubameyang.
Të tjera
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...