Sport

⚽️ Reagon edhe Munishi

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 12 June 2017

Ka reaguar ashpër edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi. Ish menaxheri i Dritës i cili është duke pushuar për shkak të suspendimit të marr nga Federata, ka kritikuar ashpër humbjen e Kosovës kundër Turqisë.

Përfaqësuesja pësoi një humbje tjetër të thellë në “Loro Boriqi” kundër Turqisë me rezultat 1-4.

Ashtu si shumë të tjerë, ka reaguar edhe Munishi i cili e konsideron si marre këtë lojë.

-Advertisement-

“6 ndeshje 18 gola të pësuar, 3 gola për ndeshje. Kjo do të jetë historia më e zezë e reprezentacionit të Kosovës. Edhe Burundi është 30 vende para nesh në ranglistën e FIFA-s. Ndeshja e sotit katastrofë e radhës. Nuk ishim dinjitoz kundër një Turqie me probleme e cila nuk luajti mirë sonte. Ne nuk jemi ekip, dukemi si bandë. E ju vazhdoni me tregu përralla me mbret. Marre”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale.

Ndeshja e radhës për Përfaqësuesen e Kosovës do të jetë me Kroacinë gjatë muajit shtator./IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera