Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari ka pasur një takim me homologun e tij të qytetit Kievit në Ukrainë, ish-boksierin, Vitali Klitschko.
Përveç tjerash, Kusari ka bërë edhe disa foto me Klitschko, teksa i ka përshkruar me këtë tekst: “Nuk ka hajgare me kryetaret e komunave se kam pune me ta mandej, thotë Vitali Klitschko, kryetari i Kievit, Ukrainë. Si dhe porositi, që keni mungesë të muskujve në Qeverisje, ja ku jam”, ka shkruar Kusari, transmeton Gazetasheshi.com.
Me gjasë, Kusari mund të ketë marrë shkasë ‘muskujt’ e Klitschko për të ‘kërcenuar’ trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishi, me të cilin pati disa polemika nëpërmjet rrjeteve sociale.