⚽️ Leo Messi është mbret i finaleve (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 26 May 2017
Leo Messi është i thirrur të jetë pikë referimi e Barcelonës në finalen e nesërme të Kupës së Mbretit , të cilën katalanasit do ta luajnë kundër Alavés në “Vicente Calderon”.
Në mungesë të të pezulluarit Luis Suarez, gjeniu argjentinas pritet të marrë përsipër përgjegjësinë përfundimtare të ekipit të Barçës në lamtumirën e Luis Enrique si trajner, në atë që do të jetë finalja e tij e 25-të si lojtar blaugrana.
Messi është një garanci për sukses. Ai ka fituar trofeun përkatës në 19 nga 24 finalet e luajtura deri më tani. Pra, në të tilla sfida vendimtare, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është mundur vetëm pesë herë: 2006 / Superkupa e Europës, kundër Sevilla (0-3), 2010-2011 / Kupa e Mbretit kundër Real Madridit (0-1), 2012 / Superkupa e Spanjës kundër “Los Blancos”, 2013-2014 / Kupa e Mbretit kundër rivalit të përjetshëm, përsëri (1-2) dhe Superkupa e Spanjës kundër Athletic Bilbao.
Në fund të fundit, 79% e finaleve janë fituar nga Leo Messi dhe shokët e tij katalanas. Sa për ndikimin e tij në finale, Messi ka qenë pothuajse gjithmonë vendimtar. “Rosario” ka shënuar në 16 prej 24 finaleve të luajtura me ekipin e parë të Barcelonës, me një bilanc të përgjithshëm prej 25 golash.
Gjithashtu, ai ka dhënë 9 asiste. Sa i takon këtij sezoni, ai ka lënë tashmë gjurmë në Superkupën e Spanjës kundër Sevillas, me një asist për Munir (0-2), në “Pizjuan”, dhe një gol (3-0), në “Camp Nou”. Një tjetër fakt interesant është se me aktivizimin në finalen e Kupës së Mbretit, nesër, Leo do të arrijë 700 ndeshje zyrtare mes Barçës (582 ndeshje me 505 gola) dhe Argjentinës (117 ndeshje me 58 gola). /Telesport/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...