Sport

⚽️ Kombëtarja, stërvitje me ngarkesa të plota në Stamboll (Foto – Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 08 June 2017

Kombëtarja vijon në Turqi stërvitjet intensive në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore me Izraelin, në fushën e këtij të fundit. Edhe këtë të enjte, trajneri ka planifikuar 2 seanca, teksa të paradites e realizoi.

Në pjesën e parë futbollistët iu nënshtruan ushtrimeve fizike, ndërsa në pjesën e dytë skuadra u ndal te strategjia e veprimeve gjatë goditjeve nga këndi.

-Advertisement-

Në rrafshin taktik, trajneri po teston disa opsione gjatë çdo seance, në një kohë që për pozicione të ndryshme shikohen lojtarë të ndryshëm, çdo ditë. Pasdite pritet stërvitja e radhës, ku pjesa taktike do të predominojë. Në këto ditë grumbullimi të ekipit përfaqesues në Stamboll shikohet një klimë e shkëlqyer në ekip dhe predispozicioni si përherë është maksimal për të shkuar në Izrael për rezultat pozitiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera