Sport

⚽️ Ja kush është trajneri me reputacionin më të mirë në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 14 June 2017

“El Observatorio Coach Reputation Ranking” është një mjet për monitorimin e reputacionit të trajnerëve gjatë një sezoni të tërë.

Për të përcaktuar se cilët trajnerë janë vlerësuar më mirë, merren parasysh më shumë se 100 variabla, të tilla si rruga e suksesit, prania e tij në rrjetet sociale, ndikimi në media, marrëdhëniet me median.

Në Spanjë, trajneri më i respektuar është ai i Real Madridit, Zinedine Zidane, me një rezultat prej 82.1 pikë, në një shkallë prej njëqind. Së dyti do të jetë trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone, me 76.8 pikë.

-Advertisement-

Më poshtë do të gjejmë të parin spanjoll. Trajneri i Real Sociedad, Eusebio, kompleton podiumin me 66.9 pikë. Pas tyre do të jetë Luis Enrique (Barcelona – 62.6 pikë), Fran Escribá (Villarreal – 55.9 pikë), Ernesto Valverde (Athletic de Bilbao – 50.5 pikë), Quique Sanchez Flores (Espanyol – 49.9 pikë) dhe Quique Setién (Las Palmas – 48.8 pikë). Në renditjen e përgjithshme, Zinedine Zidane (82.1 pikë) është edhe më i vlerësuari, edhe pse mezi ka fituar ndaj trajnerit Massimiliano Allegri të Juventusit, i cili ka 81.7 pikë. I treti në listë është Antonio Conte i Chelsea, me 80.3 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera