Sport

⚽️ Gazetari britanik publikon një foto që shihet vetëm në ndeshjet e Kosovës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 12 June 2017

Ajo ka kuptimin “Kosova, zemra e FIFA-s” .

Që në fillimin e rrugëtimit të saj në eliminatoret e Botërorit 2018, në stadiumet ku luan Kosova është shfaqur gjithmonë një parullë që lejohet mes tifozëve nga Federata Kosovare e Futbollit. Ajo ka kuptimin “Kosova, zemra e FIFA-s” dhe tifozët kosovarë janë të mësuar me të ndërsa e cilësojnë si një falënderim për ndihmën që i dha kjo organizatë për njohjen ndërkombëtare.

Por një gjë e tillë duket shumë e çuditshme, ose më saktësisht unike, për gazetarin dhe shkrimtarin e njohur sportiv britanik, Xhejms Monteg. Ai ka shoqëruar Kosovën në rrugëtimin e saj në Botërorin 2018, duke raportuar për këtë përfaqësuese në mediat më të mëdha botërore.

-Advertisement-

Para ndeshjes së mbrëmshme në “Loro Boriçi”, ai ka bërë një postim në Twitter rreth kësaj parulle. “Kosovë-Turqi fillon pas pak minutash në Shkodër, Shqipëri. Stadiumi ‘Loro Boriçi’ është ndoshta i vetmi në botë të ketë parulla pro FIFA-s’, shkruante Monteg i cili ka shëtitur vende të ndryshme në botë dhe ka shkruar libra rreth kombëtareve të vogla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera