Sport

⚽️ FIFA ia jep lejen futbollistit kosovar ta përfaqësoj Shqipërinë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 07 June 2017

Futbollisti Elvir Maloku, zyrtarisht është pjesë e skuadrës kombëtare U-21, njofton FSHF-ja, përcjellë IndeksOnline.

Në bazë të kërkesës së Federatës së Futbollit dhe vetë futbollistit Maloku drejtuar Departamentit të Statusit të lojtarit në FIFA për aktivizim dhe federim me ekipet kombëtare të Shqipërisë, FIFA ka dhënë miratimin përfundimtar që futbollisti Maloku të mund të luajë për Shqipërinë.

Ky lojtar është aktivizuar më parë me kombëtaret e moshave në Kroaci, prandaj ishte i domosdoshëm më parë konfirmimi i FIFA-s nëse mund të luante me Shqipërinë.

-Advertisement-

Tashmë Elvir Maloku mund të vihet menjëherë në shërbim të ekipit kombëtar U-21.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera