Sport

⚽️ Deklarata e trajnerit të Turqisë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 09 June 2017

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim, ka folur para ndeshjes me Kosovën duke u kërkuar angazhim maksimal.

Ai thotë se duhet ta marrin këtë ndeshje me seriozitet të plot.

“Ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme. Duhet t’i qasemi ndeshjes me seriozitet të plotë dhe të mos e nënçmojmë assesi Kosovën. Sepse nëse e nënçmojmë, atëherë mund të paguajmë shtrenjtë për këtë”.

-Advertisement-

“Nuk guxojmë të humbasim pikë dhe për këtë arsye duhet të marrim të gjitha masat për të evituar çdo befasi të mundshme. Fitorja është e rëndësishme për ne”, ka thënë Terim.

Ndeshja do të zhvillohet këtë të dielë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera