Sport

⚽️ Arsene Wenger i përgjigjet Jose Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 28 April 2017

Arsene Wenger i është përgjigjur Jose Mourinhos, në lidhje me deklaratat e bëra nga trajneri i Manchester United.

Mourinho ka deklaruar se tre vendet e para në Premierligë tashmë dihen (Chelsea, Tottenham dhe City), duke shtuar se Liverpool, United dhe Arsenal do të luftojnë për pozitën e katërt.

I të njëjtit mendim nuk është Arsene Wenger.

-Advertisement-

“Jo, tre vendet e para nuk janë vendosur”, ka deklaruar Wenger, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi mundësi t’i arrijmë ato pozita. Ne nuk mund të spekulojmë se kush do të jetë e kush jo. Shumë gjëra mund të ndodhin deri në fund të sezonit”, ka shtuar ai.

Arsenali këtë fundjavë e zhvillon derbin e Londrës kundër Tottehamit, ndeshje kjo shumë e rëndësishme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera