Lajme

​Sot shqyrtohen masat anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 03 February 2022

Sot do të shqyrtohen masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës më 21 janar e që hyrën në fuqi më 22 janar.

Për t’i rishikuar masat, sot do të mblidhet komitet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

Mësohet se komiteti do të mblidhet në ora 14:00.

-Advertisement-

Kujtojmë që masat që janë edhe sot në fuqi, patën nxitur reagime të shumta. Gastronomia ishte lejuar të punojë vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore ishte vendosur nga ora 22:00.

Ndërkohë që ajo që nxiti reagimin edhe të vendeve fqinje ishte që hyrja në Kosovë t’iu lejohet vetëm personave që janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë antiCOVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera