Sport

​BILD: Mbappe ka pranuar kalimin te Reali, paga vjetore rreth 50 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 31 January 2022

Real Madridi ka bërë hapa përpara për të siguruar shërbimet e yllit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe pasi lojtari mësohet se ka pranuar të transferohet në Spanjë në fund të sezonit.

Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar se fituesi i Kupës së Botës ka pranuar t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë kur kontrata e tij në Paris të skadojë në muajin qershor.

PSG hodhi poshtë dy oferta, e dyta që ishte 154 milionë funte, nga Real Madridi për Mbappen verën e kaluar me shpresën për të bindur yllin e tyre për të qëndruar, por bomba e fundit nga Gjermania është se drejtuesit e klubit francez nuk kanë arritur ta bindin yllin francez të vazhdojë më klubin, përcjellë KosovaPress.

-Advertisement-

Mbappe ka qenë prej kohësh prioriteti kryesor i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez dhe ai tani thuhet se është disa muaj larg transferimit të 23-vjeçarit.

Raporti i “Bild” vazhdon të detajojë se Mbappe, i cili do të zbarkonte në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë, do të nënshkruajë një marrëveshje me vlerë të madhe nga e cila ai do të përfitojë rreth 50 milionë euro në vit.

PSG, e cila përballet me Real Madridin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve nuk e ka pritur aspak mirë interesimin e Realit për Mbappen.

Në gusht të vitit të kaluar, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, akuzoi homologët e tij në Real Madrid për sjellje të paligjshme, duke i akuzuar ata për kontakt të drejtpërdrejtë me Mbappe dhe kampin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera