Sport

⚽️Ky është mesazhi skandaloz i shfaqur në ndeshjen Graçanica – Crvena Zvezda (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 23 Maj 2017

“Kosova është zemra e Serbisë” është mesazhi që tifozët janë duke e përcjellë gjatë përballjes miqësore mes Graçanicës dhe klubit të njohur serb Crvena Zvezda.

Dy klubet janë duke zhvilluar miqësoren në Graçanicë, ndërsa Zvezda ka marrë leje nga FFK për të zhvilluar këtë ndeshje në territorin e Kosovës, shkruan ‘koha.net’.

Ndeshjen janë duke e përcjellë nga afër rreth dy mijë shikues.

-Advertisement-

Zvezda ka ardhur sot në Kosovë, dhe po luan miqësoren me Graqanicën, e cila ka karakter bamirësie.

Një takim i tillë ishte zhvilluar edhe vitin e kaluar. Kujtojmë që për të ardhur në Kosovë, Zvezdës i është dashur të marrë leje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

zvezda

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy