Skuadra e Hajvalisë në konkurrecën e femrave pa ndonjë problem të madh ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit.
Me këtë rast, vashat e Hajvalisë do ta përfaqësojnë sërish Kosovën në Ligën e Kampionëve.
Një edicion fantastik po e pret këtë skuadër pasi ndodhet edhe në finale të DigitAlb Kupës dhe ka gjasa maksimale që ta fitojë edhe këtë trofe.
Mirëpo, entuziazmi këtë edicion nuk ka qenë si i kaluari për shkak edhe të problemeve financiare me të cilat u përball klubi, shkruan Gazetasheshi.com.
Edicionin e kaluar kur Hajvalia po e festonte titullin, atmosfera ishte impozante, teksa pronari i klubit, Mehedin Përgjegjaj – Meda kishte kënduar ‘live’ në stadium.