Sport

⚽️Gjyqtari i famshëm italian gjykon sot derbin e vitit në Shqipëri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 27 May 2017
Vllaznia kërkoi arbitra të huaj për përballjen me Tiranën, ndërsa më pas hoqi dorë, duke kërkuar vetëm që gjyqtarët të mos jenë kryeqytetas.

Ditë më parë u raportua se gjyqtarët shqiptarë kanë frikë ta gjykojnë këtë përballje dhe FSHF është vënë në siklet dhe i është dashur të gjejë një zgjidhje.

Më në fund ajo është gjetur, teksa “Panorama Sport” sot shkruan se Pier Silvio Maxoleni do të gjykojë klasiken e pazakontë, e cila luhet për mbijetesën.

Arbitri italian ka mbërritur dje pasdite në Shqipëri siç raporton gazeta, ndërkohë që nuk është përzgjedhur të gjykojë ndonjë ndeshje në Serinë A, çka do të thotë se sot prej orës 17:00 ai do të jetë në “Loro Boriçi”.

-Advertisement-

1211

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera