Sport

⚽️ Xhaka demanton mediat ne Shqipëri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 31 July 2017

Taulant Xhaka ka demantuar lajmet e fundit, që thonë se ai nuk është takuar me trajnerin Christian Panucci dhe ka insistuar se gjithmonë është i gatshëm për Kombëtaren.

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka muaj më parë ishte larguar nga Kombëtarja shqiptare, pas problemeve që kishte me trajnerin Gianni de Biasi.

Ai kishte thënë se në Kombëtare do të kthehej vetëm pas të largohet italiani.

-Advertisement-

Panorama Sport sot kishte shkruar se Xhaka ka refuzuar takimin me trajnerin e ri Christian Panucci, të cilin e kishte lënë të priste tre orë dhe kështu ishte larguar përfundimisht nga Kombëtarja.

Por, këtë lajm e ka demantuar Xhaka, i cili thotë se gjithmonë është gati për Kombëtaren dhe lajmi i sotshëm nuk është i vërtetë.

“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.

Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive.

Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.

Unë do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.

Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që përfaqësoj kombëtaren kuqezi.

Falënderoj trajnerin për interesimin Edhe angazhimin.

Me Respekt Taulant XHAKA”, shkruan Xhaka në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera