Sport

⚽️ Trajneri i Dukagjinit kritikon rëndë Ismet Munishin

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 01 June 2017
Trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj ka reaguar ndaj komenteve të Ismet Munishit se Drita do të dalë triumfuese kundër Dukagjinit në barazh

Dukagjini do të ndeshet me Dritën në takimin që zhvillohet në kuadër të barazhit për Superligë më 4 qershor në Mitorvicë.

Në një prononcim për “IndeksOnline” të mërkurën, ish-trajneri i Dritës, Ismet Munishi kishte thënë: ““Drita do të del në fund triumfuese. Vitin tjetër lufton për titull”.

Tani ka reaguar edhe Elezaj përmes një postimi në Facebook ku e ka këshilluar Munishin të “pushojë dhe të kthjellet”.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i tij në platformën e rrjetit social:

“Ismet a eshte mendim i yti personal
“apo mendim nga nje Trajner Futbolli,sepse po me duket disi si nenvlersim i klubeve dhe futbollistave te liges se pare,po te ishe Trajner ti ende tek Kf Drita vertet e kisha pas ndjenjen qe mundem me pas humbje ndeshjen e barazhit sepse e kishe lujt ate lojen ne kafene ” O shoq a po e mujm Dukagjinin” por edhe me ate vertet do te ishte e veshtir sepse Kf Dukagjini ka futbollista t’mir dhe te talentum dhe ne shume raste i kemi mund edhe ato ndeshjet e kafeneve,,

“Ismet pusho dhe kfjellu sepse menyra e udheheqjes tande me keto mendimet dhe vlersimet negative per klubet tjera e ka sjell Kf Driten ketu ku eshte,,”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera