Sport

⚽️ Pas Hadërgjonajt, Zvicra ia merr Kosovës edhe këtë yll?

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 23 May 2017

Albion Ajeti mund të jetë futbollisti tjetër kosovar që i bashkohet Zvicrës, raporton zeri.info.

Sipas medieve zvicerane, 20-vjeçari momentalisht është i zënë në kampionatin zviceran me ekipin St. Gallen, ku është huazuar nga Augsburgu, dhe pas kësaj ai mund t’i bashkohet javën tjetër Zvicrës për pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Sulmuesi i ri, vëllai i Arlind Ajetit, i cili luan për Kombëtaren shqiptare, ka luajtur për ekipet zinxhir të “Helvetikëve”, ndërsa tash mund t’i bashkohet ekipit senior për miqësoren me Bjellorusinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera