Sport

⚽️ Ofertë e ‘çmendur’ për Mbappe

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 22 June 2017

Sipas “Goal.com”, Paris Saint-Germain kanë rritur ndjekjen e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe dhe kanë bërë një ofertë për të prej mbi 135 milionë eurove.

Sulmuesi 18-vjeçar ra në syrin sezonin e kaluar ku shënoi 26 herë për kampionët e Ligue 1 në 44 ndeshje, duke çuar në interesin e shumë klubeve më të mëdha të botës, përfshirë Arsenalin dhe Real Madridin.

Fillimisht PSG nuk ishte i interesuar për një ofertë të madhe për sulmuesin francez, por që kur Antero Henrique u bë drejtori i tyre sportiv më parë këtë muaj, prioritetet e tyre kanë ndryshuar. Ai ka takuar dy herë edhe babain e Mbappen, përcjell Telegrafi.

-Advertisement-

I lindur në Paris, i cili mbetet shumë i lidhur me vendlindjen e tij, e sheh skuadrën nga Parc des Princes si trampolinë ideale për të arritur ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin, pavarësisht se gjithçka mund të zgjidhte të qëndronte në klubin që i dha atij debutimin dhe famën.

Monako është vendosur mirë financiarisht pas shitjes së Bernardos Silvës në Manchester City dhe me dy vjet të mbetura në kontratën e të riut nuk janë të detyruar të lejojnë që ai të largohet.

Në të vërtetë, ata janë të gatshëm të zgjasin kontratën e tij dhe t’i ofrojnë atij një përmirësim të madh të pagës.

Mbappe do të marrë vendimin final kur të kthehet nga pushimet e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera