Sport

⚽️ Një skuadër me emër shteti që përfaqëson një mëhallë

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 27 April 2017

Kosova e Prishtinës, që në radhët e veta ka ekipin e femrave dhe të meshkujve në garat e futbollit, është e vetmja që ende mban emrin e shtetit, gjë që nuk lejohet prej pranimit ndërkombëtar të të gjitha sporteve, shkruan sot Koha Ditore.

Ekipi i meshkujve të Kosovës së Prishtinës është pjesë e Ligës së Parë të Kosovës (kategoria e dytë), kurse ai i femrave, i elitës. Deri në fund të vitit 2015, shumë ekipe, të sporteve të ndryshme, kanë mbajtur emrin “Kosova”, por që tashmë i kanë ndërruar, por jo edhe klubi i futbollit, që përfaqëson lagjen “Kodra e Trimave”.

Ekipe me emrin Kosova pos në futboll, ka pasur edhe në basketboll, hendboll e volejboll. Numri më i madh i skuadrave me këtë emër ka qenë në Vushtrri, ku thuajse secili sport ka pasur një skuadër me këtë emër. Por, tashmë këto skuadra njihen me emrin Vushtrria.

-Advertisement-

Udhëzimet për ndërrimin e emrit janë dhënë edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ndër të parat që ka vepruar në lidhje me ndërrimin e emrit ishte skuadra e futbollit, Kosova e Vushtrrisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera