⚽️ Llapi hidhërohet keq!
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 02 June 2017
Llapit i ka shkuar huq një edicion i plotë. Pavarësisht investimeve të konsiderueshme, premive të vazhdueshme dhe shumë përpjekjeve të tjera, llapjanët e mbyllën edicionin duarthatë. Ata nuk e arritën titullin e kampionit, pasi përfunduan në vendin e tretë të Superligës, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Dështuan ta fitojnë edhe Kupën pasi në finale u mposhtën nga Besa, me ç’rast ëndrra e tyre, posaçërisht e trajnerit Tahir Batatina, për të dalë në Evropë, mbeti vetëm një ëndërr. Kjo pasi Besa e fitoi Kupën.
Por, meqenëse pejanët nuk kanë licencë për gara evropiane, sipas rregullave, mundësinë automatikisht e ka fituar nënkampionia e Kosovës, që në këtë rast është Prishtina dhe krejt kjo ka bërë që pas finales së humbur llapjanët të lëshojnë reagime jo fort të matura, por edhe të çuditshme.
Me fjalë tjera, ato linin të nënkuptohej se Llapit “i ka mbetur merak” që Besa nuk ia lëshoi lojën, ndërsa në futboll, siç dihet botërisht, lëshimi i lojës do të thotë kurdisje apo mashtrim, siç e konsideron Kodi Penal i Kosovës.
“Besa ka luajtur për Prishtinën. Prishtina le t’ia japë ato para që ia ka premtuar Besës. Kurse, përderisa unë të jem trajner apo udhëheqës i Llapit Besa do të luajë sërish me ne dhe këtë sigurisht se do t’ia kthejmë”, ka thënë potencuar trajneri dhe investitori Tahir Batatina.
Llapi thërret Prokurorinë: Këqyri kurdisjet e Besës!
Llapi aq shumë është mllefosur në Besën, saqë dëshiron ta shohë në karrigen e të akuzuarve. Trajneri Tahir Batatina insiston se klubi pejan është i përfshirë në afera të korrupsionit apo krimit të organizuar për shkak se specialitet e ka kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.
Andaj, Batatina i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të ndërmarrë masa ndaj pejanëve. “Besa e Pejës ka qenë kurdisja e ndeshjeve dhe Prokuroria besoj se do ta zbardhë rastin dhe ky klub duhet të kalojë në Ligën e Dytë pasi që ka manipuluar në kampionat dhe në Kupë me Trepçën”, ka thënë Batatina.
“Besoj se Prokuroria do t’i kërkojë videot nga lojtarët e Trepçës ku ashiqare flitet për kurdisjen e ndeshjes dhe besoj në Prokurorinë dhe në institucionet tona shtetërore”, ka theksuar Batatina.
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...