Sport

⚽️ Lamtumirë Bunjaku, a është ky selektori i ri i Kosovës? (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 14 June 2017
Albert Bunjaku është nën presion të madh për largim nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Kosovës.
Kosova është në kaos pas humbjes ndaj Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sulmuesi Besart Berisha u largua nga përfaqësuesja e Kosovës me akuza ndaj trajnerit Albert Bunjaki, duke e cilësuar këtë të fundit të paaftë.

Mirëpo, duket se sulmuesi më i mirë në kampionatin australian nuk do të jetë i vetmi që do të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës.

Zgjedhja e formacionit titullar ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” ishte e diskutueshme, por në rast rezultati pozitiv do të kishte shuar polemikat. Humbja e bëri më të tensionuar atmosferën.

-Advertisement-

Madje, trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka thënë se pas Berishës, pret që të largohen gjithashtu edhe Milot Rashica e Herolind Shala, dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare.

Këtyre mund t’i bashkohet dhe Bernard Berisha, i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Turqisë, në një kohë që e kishte nisur nga stoli.

KOZNIKU

Trajneri dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku, është gati të drejtojë. Albert Bunjaki është duke u kritikuar shumë dhe pritet një vendim nga Federata e Futbollit të Kosovës për të ardhmen e tij. Në rast largimi, Konziku është në gjendje të jetë zëvendësuesi ideal. Madje, ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës thotë se e meriton këtë post.

“Unë e kam thënë disa herë, jam i gatshëm 100 për qind. Besoj që e kam merituar, po sigurisht që ka shumë trajnerë që kanë dëshirë të drejtojnë Kosovën. Me lojtarët që ka Kosova nuk kam frikë, kështu që jam i gatshëm. Unë i falënderoj të gjithë ata që kanë dëshirë të më shohin në Përfaqësuese. Është një kënaqësi dhe respekt”, ka thënë Kozniku në një bisedë për portalin kosovar “IndeksOnline”.

49-vjeçari karrierën e tij futbollistike e nisi në Prishtinë gjatë viteve 1988, ndërsa më pas luajti edhe për skuadra të mëdha europiane si Hajduk Split, Kanë, Le Havre, Apoel, Bastia, Kroatia Zagreb, Karnten dhe Hrvatski Dragovaljac.

Ndërkohë, karrierën si trajner e nisi gjatë sezonit 2014-2015 në skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës, por edhe aty nuk qëndroi më shumë se 6 muaj. Disa herë Kozniku ka shprehur dëshirën që të drejtojë Kosovën, por prej vitesh presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i beson Albert Bunjakit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera