Sport

⚽️ Lajm i keq për “Intelektualët” e arrestuar në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 11 May 2017

Pas mbajtjes prej 48 orësh për 13 tifozë të Dritës, të cilët shkaktuan dhunë të dielën në ndeshjen Liria – Drita, prokurori i Gjykatës Themelore në Prizren ka vendosur që rastin ta procedojë më tej dhe të arrestuarit tashmë janë në parapurgim, merr vesh Gazetasheshi.com.

Ndaj këtyre tifozëve është ngritur kallëzim penal për huliganizëm.

Kjo është hera e parë që një numër kaq i madh i tifozëve pas mbajtjes prej 48 orësh u shqiptohet masa e paraburgimit për sjellje të dhunëshme në stadiumet e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Në po këtë ndeshje, Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë të tyre janë lënduar nga hedhja e gurëve që ka ardhur nga pjesa ku kanë qenë të vendosur tifozët e klubit gjilanas.

Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Dritës ishte ndërprerë në minutën 90 pran rezultatit 1:0 për vendasit dhe më pas Komisioni i Garave i FFK-së e kishte regjistruar me rezultat zyrtar, 3:0 në të mirë të Lirisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera