Sport

⚽️ Kjo që ia ka bërë FSHF klubit të Kukësit, ndodh vetëm në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 00:43 | 13 June 2017
Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur ditën e sotme në gjykatë Bashkinë e Kukësit për mos shlyerjen e një detyrimi prej 127 milionë lekësh të vjetra.

FSHF pretendon se Bashkia nuk i ka qëndruar korrekte kontratës së nënshkruar disa vite më parë, në momentin e vendimit për të ndërtuar nga e para stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Pas marrëveshjes së arritur mes Bashkisë dhe Federatës, kjo e fundit kontribuoi financiarisht në formën e huasë për ndërtimin përfundimtar të stadiumit.

Mirëpo kjo hua nuk u kthye mbrapsht nga ana e pushtetit vendor.

-Advertisement-

Kjo e detyroi qeverinë e futbollit në vend që t’i drejtohet gjykatës për marrëveshjen e mos respektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera