⚽️ Kjo është oferta e çmendur e Real Madridit për Mbappe-n
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 06 June 2017
Klubi madrilen tashmë ka nisur ofensivën e tij për talentin e Monaco-s dhe sipas Radio Montecarlos, kampionët Europës kanë ofruar plot 130 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar, shifër kjo që konsiderohet e mjaftueshme për të mundur konkurrencën e klubeve angleze.
Nëse kjo tratativë do të realizohet atëherë te Reali do të ketë një mbipopullim në repartin e sulmit dhe “Los Blancos” do të jenë të detyruar të largojnë ndonjë prej sulmuese.
Në këtë pikë emrat më të përfolur janë ata të Alvaro Morata-s dhe Gareth Bale edhe pse të dy këta futbollistë kanë shfaqur dëshirën për të qëndruar nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Por Reali është në pritje të ardhjes së 3 futbollistëve të rinj të projektuar për të ardhmen siç janë Marcos Llorente.
Jesuisa Vallejo dhe blerja më e re Theo Hernandez me këtë të fundit që ka hyrë menjëherë në telashe pasi 2 ditë më parë e kanë denoncuar për dhunë seksuale ndaj një mikes së tij.
Për sa u përket largimeve, e sigurt është që Pepe do të lërë “Los Blancos”, por një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe James Rodriguez.
Pepe donte një rinovim të kontratës edhe për 2 vjet, por drejtuesit e klubit nuk ia plotësuan këtë dëshirë, kështu që ai largohet me parametra zero.
Për sa i përket kolumbianit, Rodriguez për të cilin Reali pagoi 80 milionë euro, është ankuar shumë për trajtimin që i është bërë dhe tani dëshiron të largohet dhe Florentino Perez do të kërkojë për kartonin e tij jo më pak se 50 milionë euro.
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...