⚽️ Këto janë lëvizjet e fundit të afatit kalimtar
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 08 June 2017
Afati kalimtar i futbollistëve ende nuk ka filluar zyrtarisht, megjithëse shumë skuadra europiane tashmë kanë filluar të bëjnë lëvizjet e para.
Në vazhdim Gazetasheshi.com sjell disa nga transferimet e fundit, si dhe zërat për lëvizjet e mundshme:
Ora 13.37: Ederson Moraes edhe zyrtarisht portier i Manchester City-t
Manchester City tashmë ka bërë zyrtare një tjetër goditje në këtë afat kalimtar, derisa ka transferuar ‘gardianin’ e Benficës Ederson Moraes.
Ora 13.25: Milan dëshiron transferimin e James Rodriguez dhe Diego Costa-s
Siç raporton Sky Sport ekipi rosoner është mjaft e interesuar të nënshkruajë me yllin në largim tek Real Madrid, James Rodriguez dhe tashmë sulmuesin e larguar të Chelsea-s, Diego Costa-n. Kuq e zinjtë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 milionë euro për këtë dyshe.
Ora 12.17: Inter po negocion me Las Palmas për huazimin e Gabigol
Neroazurrët duket se nuk janë aspak të kënaqur me rendimentin e ofruar nga sulmuesi brazilian Gabriel Barbosa apo ndryshe siç njihet ‘Gabigol’. Skuadra italiane ka negociuar sot me ekipin spanjoll Las Palmas për huazimin e tij për sezonin vijues.
Ora 11.49: Mbappe në Real Madrid vetëm nëse largohet Bale
Zidane dhe Florentino Perez tashmë kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri. Mundësia e largimit të Gareth Bale drejt “Old Traford” i jep një mundësi sulmuesit të ri francez Mbappe për tu transferuar në “Santiago Bernabeu”.
Ora 11.38: Napoli dëshiron ta ‘rrëmbejë’ Suson
Sipas informacioneve të gazetës italiane “La Gazzeta dello Sport” ekipi i Napolit është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Milanit, Suso. Sezoni fantastik i kaluar me rosonerët ka bërë që shumë skuadra të zgjojnë interesim për të. Në disa mediume të tjera tashmë veçse është raportuar për nisjen e bisedimeve.
Ora 11.09: Wenger nuk planifikon shitjen e Sanchez
Tekniku francez Arsene Wenger është i vendosur për ta mbajtur edhe një sezonë në “Emirates” sulmuesin kilian Alexis Sanchez. Madje ai ka pranuar që ai të dalë me parametra 0 sezonin vijues, por nuk do pranon asesi shitjen e tij.
Ora 10.43: Mourinho kërkon Moratan
E ardhmja e Alvaro Moratas në Real Madrid duket ende e paqartë, ndërkohë që ish-trajneri i kësaj skuadre, Jose Mourinho, kërkon që ta transferojë sulmuesin spanjoll drejt “Old Trafordit”. Oferta e parë mësohet të jetë prej 60 milionë eurosh.
Ora 10.29: Borussia Dortmund kërkon 90 milionë euro për Dembelen
Drejtuesit e klubit gjerman janë të vendosur. Ekipet që janë të interesuara të fitojnë shërbimet e Dembeles duhet paguar hiç më pak se 90 milionë euro. Në të kundërtën ai qëndron në Dortmund.
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...