Sport

⚽️ Kaçe e Abrashi zbulojnë nëse kanë probleme me De Biasin

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 02 June 2017

I pari që pati fërkime me Gianni de Biasin ishte Ergys Kaçe, derisa më vonë probleme me italianin pati edhe Taulant Xhaka e Amir Abrashi, për shkak të mos aktivizmit.

Taulant Xhaka vazhdon të mbetet jashtë Kombëtares, derisa Abrashi e Kaçe janë rikthyer në ekip për dy ndeshjet e radhës ndaj Luksemburgut dhe Izraelit

Abrashi në konferencën për media ka pranuar e nuk mund të bashkëjetojë lehtë me stolin, por mohon të ketë patur konflikt me trajnerin De Biasi.

-Advertisement-

”Jam një futbollist që dua të luaj në cdo ndeshje, por është trajneri ai që vendos formacionin, por në skuadër unë nuk jam i vetmi që dua të jem në fushë, sepse janë më shumë se 20 futbollistë që duan të luajnë me ekipin përfaqësues. Unë do të jap maksimumin sa herë që do të më jepet mundësia për të luajtur edhe pse në mesfushë, rivaliteti është shumë i madh”, ka deklaruar ai.

“Nuk kam pas asnjë problem me trajnerin, edhe pse dua të luaj gjithmonë e rëndësishme është që skuadra të paraqitet mirë. Duam të marrim pikë ndaj Izrealit dhe kjo është më e rëndësishmja”, ka theksuar ylli i Freiburgut.

Kurse, edhe Ergys Kace ka zbutur fjalët. Ai ka mungesën në Kombëtare e ka lidhur me formën sportive që nuk ka qenë gjithmonë maksimale.

” Futbolli i ka këto, ndodhin gjëra njëherë je mirë dhe njëherë nuk je mirë dhe kjo ka qenë nga arsyet që nuk kam qenë në kombëtare. Tani gjendja ime është më e mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam grumbulluar sërish, sepse kam vite që jam pjesë e ekipit përfaqësues”, ka theksuar Kaçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera