Sport

⚽️ Harrojeni Championsin, shikoni çfarë do të bëjë Infantino

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 27 May 2017

Gjatë kësaj vere, në prag të kupës së botës, e cila do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, do të luhen edhe ndeshjet për Kupën e Konfederatave nga data 17 qershor deri më 2 korrik.

Për pjesëmarrësit do të ketë tetë ndarje në dy grupe me nga katër skuadra. Grupi A do të përfshijë Rusinë, Zelandën e Re, Portugalinë dhe Meksikën, ndërsa në grupin B do të jenë Kili, Kameruni, Australia dhe Gjermania.

Ky do të jetë një klasifikim historik, pasi FIFA është duke menduar një plan të ri, i cili, nëse pranohet, ky do të jetë i fundit vit në të cilin ndarja do të bëhet në këtë mënyrë, shkruan Panorama Sport.

-Advertisement-

Por cili është plani i ri i FIFA-s? Në praktikë, ky do të jetë një turne mes 16 ose 24 (mbetet për t’u vendosur) skuadrave më të mira në planet.

Kjo ide e re e FIFA-s është aprovuar edhe nga Van Basten dhe Boban.

Në këtë ndarje do të përfshihen edhe skuadrat e Amerikës Jugore, ku, sipas planifikimit të ri të FIFA-s, përbëjnë një problem, pasi ky turne do të luhet në vite teke, gjë e cila bie ndesh me Kupën e Amerikës, e cila zhvillohet në të njëjtën kohë me idenë e re të propozuar.

Ky kompeticion thuhet se do të quhet “kupa botërore e superklubeve”. Nëse çdo gjë do të ecë mirë, ky kompeticion do të zhvillohet në këtë mënyrë: nëse 16 skuadra do të marrin pjesë, atëherë ndarja do të bëhet në katër grupe me nga katër skuadra secila.

Në rastin tjetër me 24 skuadra, do të formohen tetë klube secili me nga tre skuadra.

Turneu do të luhet çdo dy vite, ku vendi pritës do të caktohet në të njëjtën mënyrë sikurse ndodh në Kupën e Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera